Lidington takon Berishën, diskutohet situata politike

09/06/2011 12:50

Ministri për Evropën të Mbretërisë së Bashkuar David Lidington u takua sot edhe me kryeministrin Sali Berisha.

Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave, Lidington theksoi se në përfundim të procesit zgjedhor palët duhet të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese, institucionale dhe politike në Parlament dhe organet e tjera të zgjedhura.

Lidington vlerësoi se bashkëpunimi me vullnet të mire brenda institucioneve, në plotësimin e detyrimeve në kuadrin e integrimit europian është garanci për një integrim të suksesshëm të Shqipërisë në BE.

Nga ana e tij kryeministri Berisha u shpreh i vendosur për garantimin e barazisë së votës dhe numërimit të drejtë të çdo vote të hedhur nga qytetarët shqiptarë.  

Kryeministri Berisha duke folur garën për bashkinë e Tiranës, theksoi se rezultati i ngushtë ishte një test shumë i rëndësishëm dhe i suksesshëm për funksionimin e drejtë të procesit ligjor dhe profesionalizmin e institucioneve të mandatuara për certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve.

Top Channel