Komisioni Evropian është gati të japë një opinion pozitiv për mbylljen e negociatave të anëtarësimit në BE të Kroacisë.

Sipas mediave rajonale, data e mundshme për integrimin e Zagrebit në union është korriku i vitit 2013.

“Kemi diskutuar mbi Kroacinë në mbledhjen e sotme dhe jemi shumë pranë mbylljes së negociatave, të paktën nga ana jonë”, ka deklaruar presidenti i KE.

Jose Manuel Barroso ka shtuar se, ditën e premte do të ketë lajme të mira për Kroacinë lidhur me këtë cështje.

Top Channel