PS, tjetër padi në Kolegj

05/06/2011 19:30

Të premten Kolegji Zgjedhor mori një vendim për procedurën e KQZ-së, duke rrëzuar një nga ankesat e Partisë Socialiste, por duket se deri në certifikimin përfundimtar të rezultatit do të duhet edhe të paktën një seancë tjetër.

Beteja ligjore për Tiranën do të vazhdojë në Kolegjin Zgjedhor. Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se vendimi i së premtes, ka lidhje me procedurën dhe jo me atë që PS e quan logjikën e cështjes.

Sipas socialistëve, Kolegji i dha të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në pretendimin e tij, për rivlerësimin e fletëve të kontestuara, por ende në fakt nuk është shprehur nëse këto fletë të kontestuara, të gjetura në kutitë e gabuara, janë të vlefshme apo jo.

PS thotë se kjo nënkupton se të dyja palët do të përplasen sërish në një betejë ligjore e cila pritet të jetë edhe vendimarrja.

Socialistët do të depozitojnë në Kolegjin Zgjedhor, sipas burimeve jo zyrtare, brenda së hënës, ankimimin për këtë cështje, si dhe më pas do të ankimojnë rezultatin e KQZ-së dhe mospërputhjen në tabelat e votimit të numrit të votave me atë të votuesve pas rinumërimit në KQZ.

Pas këtij ankimimi Kolegji Zgjedhor do të vendosë përfundimisht për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA