Korçë, foshnje e vdekur në koshin e plehrave

05/06/2011 12:55

Një foshnjë e seksit mashkull është gjetur e hedhur në një kazan plerash në qytetin e korcës.

Ka qenë një kalimtare e rastit që ka hedhur mbeturinat në kazan që ka konstatuar trupin e pajetë të një foshnjeje të sapolindur. Foshnja e seksit mashkull është gjetur në orët e mesditws dhe policia ka nisur hetimet për këtë rast.

Pas sinjalizimit nga banorët e lagjes 4 se ka një foshnjë të vdekur në kazanit prapa spitalit civil të qyetit, policia ka marrë trupin e pajetë për të kryer ekspertizën në morg. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat foshnja është hedhur në kazanin e mbeturinave, por policia që ka nisur hetimet për këtë rast po punon për të gjetur nënën që mund të ketë hedhur foshnjën.

Burimet policore kanë thënë se në spital nuk ka patur asnjë grua shtatzënë dhe foshnja mund të jetë sjellë gjatë natës dhe është hedhur në mungesë të lëvizjeve dhe dëshmitarëve që mund të çonin në identifikimin e personit që ka kryer këtë akt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA