Femijet shqiptare dhe ata te Kosoves, pritet qe te mesojne gjuhen shqipe permes tekseve te unifikuara.
Ne nje takim te ministrit shqiptar te Arsimit dhe atij te Kosoves, u tha se jane ngritur grupe pune te perbashketa, qe po punojne per unifikimin e programeve mes dy vendeve tona, ne menyre qe femijet e klases se pare, te mesojne me te njejten abetare.
“Së shpejti do të kemi tre tekste që do t’i shërbejnë fëmijëve, nxënëseve që do të bazohen në program të njëjtë”, tha ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.
Ministria e Arsimit kete vit do te rrise numrin e kuotave per studentet e Kosoves qe mesojne ne Shqiperi. Ne te ardhmen pritet qe diplomat e dhena nga universitetet te kene dy logo, ate te Shqiperise dhe ate te Kosoves
Top Channel