Meta: Do të njohim cdo vendim të Kolegjit

03/06/2011 12:35

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi se do të
njohë cdo vendim që do të dalë nga Kolegji Zgjedhor për fituesin e
kreut të bashkisë se Tiranes.

Duke folur nga Kukësi, Meta garantoi se nuk do të ketë trazira apo bllokime rrugësh, nëse nuk njihet vendimi i Kolegjit.

Meta i beri kete deklarata ne kuader te turit te tij te analizes pazgjedhore te LSI ne rrethe.

Top Channel