Kolegji Zgjedhor tërhiqet për vendimin
03/06/2011 00:00
Kolegji Zgjedhor është tërhequr sërish për marrjen e vendimit mbi tabelat e qendrave të numërimit dhe KZAZ-ve.
Vendimi i trupit gjykues është marrë për të shqyrtuar provat materiale të dorëzuara sot në Kolegj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Partia Socialiste ka kërkuar nga Kolegji pavlefshmërinë e vendimeve të KQZ në datat 18 dhe 23 maj, që kanë të bëjnë me numërimin e fletëve të gabuara.
Relator i cështjes është gjyqtari i Gjykatës së Kolegjit, Tom Ndreca dhe vendimi pritet të jetë deciziv për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë.
Top Channel