Hyn në fuqi vendimi i marrë në fund të muajit maj për të shlyer borxhet që disa ujësjellës kishin ndaj ÇEZ-it.
Janë rreth 6 milionë dollarë që Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike i ka transferuar te disa drejtori rajonale ujësjellësish, në mënyrë që këta të fundit të shlyejnë borxhet për faturat e energjisë të papaguara ndaj kompanisë private.
Një pjesë e fondeve janë siguruar nga sektori i hekurudhave dhe nga rezervat e vet ministrisë, që përdoren për raste subvencionesh.
Zonat që kanë përfituar nga kjo “amnisti” ishin Elbasani, Fieri, Tropoja, Saranda, Vlora etj.
Disa prej këtyre zonave, rreth tre muaj më parë patën vështirësi në furnizimin me ujë të pijshëm për shkak se ÇEZ u ndërpreu energjinë elektrike.
Top Channel