Spahiu: Kombi mbi partitë

02/06/2011 15:30

Aleanca Kuq e Zi, në bashkepunim me disa shoqata te tjera ka zhvilluar nje forum te hapur, për cështjen kombëtare.

Kreshnik Spahiu, zevendeskryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise tha se ceshtjet kombetare duhet te jene primare, mbi partite politike. Zoti Spahiu eshte ndalur edhe ne deklaratet e zevendeskryeministrit serb Ivica Dacic, duke reaguar ashper.

“Jo më larg se dje Dacic adresoi një mesazh të qartë në adresë të ndarjes së Kosovës. Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, askush nuk mund të luajë me pavarësinë e shtetit të Kosovës”, tha Spahiu.

Ne forum eshte diskutuar edhe per rendesine jo vetem historike qe ka dita e 10 Qershorit date ne te cilen u mblodh Lidhja e Prizrenit.

“Do i propozoja qeverise shqiptare dhe qeverise se Kosoves qe te nisin procedurat per shpalljen e 10 qeshorit, si ditë kombëtare”, tha Spahiu.

Gjate takimit te Aleances Kuq e Zi me intelektuale dhe historiane eshte diskutuar edhe per destabilitetin politik te Shqiperise, qe sipas tyre ka ringjallur egersisht qarqet antishqiptare ne rajon, duke i vene ato ne veprim dhe duke e gjetur te papergatitur Tiranen zyrtare, per shkak te etheve politike te kutise se fundit.

Top Channel