Prokuroria rrëzon pistën e rrëmbimit të Griselda Rroshit

02/06/2011 10:45

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Griselda Rroshi iu nënshtrua
sot ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar cfarë ka ndodhur realisht
me të. 28-vjecarja shtatzënë pretendon se është rrëmbyer, është
keqtrajtuar, më pas është detyruar të lindë forcërisht fëmijën e saj dhe
disa orë me vone është hedhur në rrugë nga persona ende të panjohur.

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dalë me një reagim duke rrëzuar pistën e rrëmbimit të zonjës Rroshi.

“Në bazë të analizës të veprimeve hetimore  të deritanishme, u arrit në konkluzionin se nuk ka elementë që të vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes së shtetases Griselda Roshi, çfarë hedh poshtë pistën e variantit të rrëmbimit dhe marrjes peng të fëmijës së sapolindur”, thuhet ne kete njoftim per shtyp.

Ndërkohë, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punohet për të sqaruar më tej arsyet  dhe motivimin e denoncimit.

Top Channel