Policia: Griselda Rroshi nuk ka qenë shtatzënë

02/06/2011 14:30

Ka marrë një rrjedhë krejt tjetër ngjarja me bashkëshorten e kryetarit
të bashkisë të Kavajës Elvis Rroshi, pas denoncimit të bërë një ditë më
parë për dhunimin, pengmarrjen dhe lindjen me forcë të një fëmije në
kushte krejt misterioze. Policia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për
shtyp bëri me dije se pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe gjinekologjike
rezultoi se shtetasja Griselda Zajmi Rroshi nuk ka qenë kurrë shtatzënë.

“Eshtë bërë ekzaminimi mjeko-ligjor ne Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe ekzaminimi Gjinekologjik në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, nga ku rezulton se shtetasja Griselda Zajmi nuk ka qënë asnjëherë shtatzanë”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Zëdhënësja e policisë duke bërë një pasqyrim kronologjik të ngjarjes u shpreh se një ditë më parë shtetasi Sajmir Rroshi bëri një denoncim në polici me pretendimin, se kunata e tij, Griselda, shtatzënë, ishte marrë forcërisht ne rrugen “Komuna e Parisit”  në kryeqytet dhe ishte detyruar të lindte fëmijën jashtë dëshirës së saj.

Po ashtu sipas këtij denoncimi, fëmija ishte marrë nga persona të panjohur, ndërsa Griselda ishte lënë e lirë pas disa orësh pranë shtëpisë së saj në Kavajë.Ne deklarate sqarohet se jane marre disa persona ne pyetje duke nisur nga shoqja e Griseldes, nje shofer taksie e nje punonjes hoteli ne Tirane, prane stadiumit “Selman Stermasi”, te cilet kane thene se 28-vjecarja dukej shtatzene.

Griselda mesohet se ka qendruar per disa ore ne hotelin prane stadiumit, e ndersa ka dale prej andej ka kerkuar qe te shkoje ne klinike me nje taksi pasi nuk ndihej mire. Hetuesit te cilet pyeten nje punonjes tjeter te hotelit, nje tjeter shofer taksie qe e shoqeroi Griselden ne nje klinike private, e po ashtu edhe mjeket te cilet e kuruan pasi pacientja ankohej per gjendje jo te mire shendetesore, kane deklaruar se ajo nuk dukej te ishte shtatzene, e aq me teper ne prag te lindjes se femijes. 

Ndërkohë, shtetasja Griselda Zajmi ndodhet në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe po merret në pyetje nga Prokurorë të Krimeve të Rënda dhe drejtues të Policisë së Kryeqytetit.

Policia sqaron se në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, po punohet më tej, për të sqaruar motivet dhe arsyen e krijimit të kësaj situate dhe alibie.  

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA