Pipero: Në klinika nuk kryhen lindje

02/06/2011 15:00

Në klinikat private gjinekologjike në vendin tonë nuk mund të kryhen
lindje, përvecse në maternitetet shtetërore dhe spitalet private te
licensuara për këtë qëllim.

Sipas drejtorit te Politikave ne Ministrine e Shendetsise Pellumb Pipero, ne klinikat gjinekologjike ndiqet shtatzania per periudhen nente mujore, me eko e analiza te ndryshme por lindja kryhet veten maternitet e spitale.

“Abortet behen deri ne 12 javeshe me dëshirën e nënës apo deri në 22 javë, nëse ka probleme shëndetësor nëna, pasi është vërtetuar me raport mjekësor”, tha Pipero.

Duke iu referuar rastit te Griselda Rroshit, Pipero shpjegon se hetimet do te konfirmojne nese ngjarja eshte e vertete, por nisur dhe penalizimet ligjore ne funksionin e mjekut, ai e cileson te pabesueshme qe ndonje mjek shqiptar, te marre persiper nje nderhyrje te tille ne kushte jo normale.

Ndonese nje nene shtatzane mund te linde femijen e saj edhe ne kushte shtepie, duke mos perjashtuar edhe ndonje ambient te paligjshem qe mund te ekzistoje, Pipero shpjegon se task force e ngritur me urdher te ministrit te Shendetesise ka ne kontroll për plotesim te kushteve dhe parametrave te duhura per te gjitha klinikat private ne vend.

Top Channel