Nis mbledhja e radhës e KQZ

02/06/2011 18:40

Ka nisur para pak castesh mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që do të shqyrtojë ankimimet për Tiranën.

Edhe në këtë seancë priten debate mes komisionerëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, që kundërshtojnë nismat për kontrollin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.

Ditën e djeshme, KQZ mbylli rivlerësimin e votave të kontestuara për 26 qendra votimi, sipas një kërkese ankimore të Partisë Demokratike.

Demokratët kanë kërkuar rivlersim edhe për ato 117 qendra votimi ku u gjetën fletë të hedhura në kutitë e gabuara.

Top Channel