Ngjarjet tragjike të majit 1984

02/06/2011 18:50

Vetëm pak ditë më parë, mediat njoftuan se pas shumë e shumë vitesh kërkime, u zbuluan eshtrat e dy personave që konsideroheshin të zhdukur që pas një revolte të shumëpërfolur në burgun e Qafë-Barit më 1984.

Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli që ishin tashmë të dënuar në këtë burg, u akuzuan për organizimin e kësaj revolte e cila asokohe u shtyp me dhunë dhe u ekzekutuan në një vend të panjohur, pa lënë asnjë shenjë prej tyre. Pas 27 vjet kërkimesh, familjarët dhe miqtë më në fund arritën të identifikojnë vendin ku ishte kryer ekzekutimi dhe varrimi i trupave dhe t’i nxjerrin eshtrat e tyre.

Por çfarë ka ndodhur gjithë këto vite? Çfarë do të thotë të mos dish se ku ndodhen të afërmit e vrarë si kundërshtarë të një regjimi?

Për më shumë, ndiqni kronikën e “Pasdite në Top Channel”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA