KQZ rrëzon dy kërkesat e PS-së

02/06/2011 19:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi për mungesë kuorimi katër kërkesa ankimore që kontestonin në thelb rezultatin për Tiranën.

Kodi Zgjedhor parashikon se për tw miratuar një kërkesë ankimore duhet një shumicë e cilësuar prej 5 votash.

Duke mos marrë dot 5 vota, dy kërkesat e Partisë Socialiste, një kërkesë e Partisë së Pensionistëve dhe një kërkesë ankimore e Partisë Demokratike quhen të rrëzuara.

Partia Socialiste kërkonte pavlefshmëri të vendimit për nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të njësisë bashkiake numwr 5 dhe të tabelës përmbledhëse të bashkisë Tiranë.

Një kërkesë të ngjashme kishte paraqitur edhe Partia e Pensionistëve, kurse Partia Demokratike kishte kërkuar rivlerësimin e fletëve të kontestuara në Tiranë.

KQZ kishte pranuar të rivlerësonte vetëm 26 kuti të reja. Kurse për 117 kuti, në të cilat ishin gjetur fletë të hedhura gabim, KQZ konsideroi se ishte shprehur njëherë. Në momentin e votimit, duke mos marrë dot 5 vota, edhe kjo kërkesë u rrëzua.

Ndaj, rezultati për Tiranën mbetet ai i shpallur nga KQZ në bazë të nenit 123 të Kodit Zgjedhor, pas vlerësimit të fletëve të hedhura në kutitë e gabuara, ku kandidati Lulzim Basha ka dalë 81 vota përpara kandidatit Edi Rama.

Palëve u lind e drejta ta ankimojnë këtë vendim të KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor. Nesër Kolegji do të shprehet për një kërkesë-padi shumë të rëndësishme të Partisë Socialiste, që kundërshton pikërisht vlerësimin e fletëve të gjendura në kutitë e gabuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA