Me tensione te shumta debate dhe sherre eshte zhvilluar seanca e fundit
gjyqsore per vrasjen e taksistit Fredi Talelli. Me pritje te vendimit
familjaret e viktimes kane reaguar disa here ne salle ndaj trupit
gjykues dhe avokateve te pandehurve duke kerkuar denimin maksimal te
autoreve.
Seanca e fundit eshte zhvilluar nen masa te rrepta sigurie per shkak te tensionit me prezencen e policise se rendit ne salle. Vendimi per denimin e autoreve te krimit, me burgim te perjetshem per Elkjero Revanin dhe 16 vjet burg per minorenin Arnest Xhaka dy autoret kryesore te vrasjes, ka shkaktuar ne fund reagimin e familjareve te te pandehurve qe s’kane qene dakort me masen e larte te denimit.
Por si per te mos mjaftuar tensioni per dy ore ne sallen e gjyqit, palet kane vazhduar sherrin jashte gjykates. Familjaret e viktimes kane sulmuar prinderit e Revanit, dhe nuk ka munguar as perleshja fizike mes tyre. Eshte dashur nderhyrja e forcave te policise per te ndare dy grupet e familjareve dhe per te qetesuar situaten e krijuar.
Elkjero Revani 23 vjec ka marre denimin me burg perjete per vjedhjen me pasoje vdekjen e taksistit pasi e ka goditur viktimen me cekan ne koke, ndersa 17 vjecari Arnest Xhakca eshte denuar me 16 vjet pasi ka qelluar taksistin me arme.Me 8 vjet heqje lirie eshte denuar Domeniko Kumria nga Elbasani qe strehoi autoret dhe hodhi makinen ne lunim Shkumbin. Gjykata ka denuar edhe Kastriot Papleken me 5 vjet per pengimin e zbulimit te se vertetes, dhe dy minorenet e tjere Amarildo Selmani dhe Jurgen Zeqja me 6 muaj burg.
Top Channel