Gjobat s’mund të kovertohen me burg

02/06/2011 20:00

Gjykata Kushtetuese shfuqizon paragrafin tetë të nenit 34 të Kodit Penal, duke e vlerësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Sipas këtij neni, personat që dënohen dhe nuk paguajnë gjobën mund ta konvertonin atë me ditë burgu, sikurse ka ndodhur për ata shtetas që janë në kushte jo të mira ekonomike.

Mirëpo me gjithë diskutimet e herëpashershme, është dashur rasti i një ushtari, i cili u akuzua për kreyrjen e mosparaqitjes në repart.

Gjykatat e dënuan të riun me inicialet E.S me gjobë, por kur i riu nuk i pagoi aty, prokuroria kërkoi, sipas paragrafit tetë të nenit 34, konvertimin e gjobës 14 mijë lekëshe me heqje lirie.

Kur kjo kërkesë penale u depozitua në gjykatën e Tiranës, gjykatësit iu drejtuan Kushtetueses për shfuqizimin e këtij paragrafi, pasi sipas tyre, duke qenë se konvertimi i dënimit diskriminon personat me pamundësi për të paguar gjobën, kjo gjë bie ndesh me Kushtetutën që thotë se: “nuk lejohet diskriminimi i shtetasve për aryse ekonomike”.

Gjykata Kushtetuese shprehet se paragrafi tetë i këtij neni ka probleme kushtetueshmërie dhe se dënimi me burgim dhe dënimi me gjobë janë dënime kryesore, por në thelb të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se ndikimi i secilit prej tyre mbi të dënuarin është i ndryshëm.

Zakonisht gjykatat japin dënime me gjobë për veprat e lehta të Kodit Penal si mashtrimi, falsifikimi, apo vjedhje të energjisë elektrike.

Në mjaft raste, duke qenë se i dënuari nuk shlyente detyrimin e vendosur nga gjykata, prokuroria kërkonte konvertimin e gjobës me burg, duke e dërguar të dënuarin në qeli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA