Elvis Rroshi kërkon ndjesë publike

02/06/2011 19:50

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, në një letër drejtuar publikut, shprehet se: “në emër të familjes time, të babait, nënës, vëllait, motrës dhe të afërmve, si edhe në emrin tim personal, i kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë”.

Zoti Rroshi në letër shprehet se, i kërkon ndjesë bashkëqytetarëve të tij kavajas që ndanë me të dhe familjen e tij orët më të vështira të jetës, “duke na ndenjur pranë gjatë kohës kur e vërteta për ne ishte fare tjetër nga sa doli”.

“U kërkoj ndjesë të vecantë miqve të Partisë Socialiste që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time”, thuhet ne leter.

Më tej, zoti Rroshi falenderon prokurorinë dhe mjekët e përfshirë në zbardhjen e ngjarjes. “Ata bënë gjithcka me shpejtësi, profesionalizëm dhe mirësjellje njerëzore. U kërkoj ndjesë edhe atyre për gjithë atë stres”, thueht në letër.

“Cdo njeri mund ta kuptojë fare mirë gjendjen shumë të vështirë ku unë vetë ndodhem. E vetmja gjë që premtoj me bindjen më të thellë është angazhimi im maksimal për t’u shërbyer qytetarëve kavajas dhe qytetit tim, me të cilin ndjehem sot në një borxh edhe më të madh”, përfundon letra e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi drejtuar publikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA