Ekspertët: Griselda nuk ka qene shtatzënë

02/06/2011 00:00

Eshtë përmbysur tërë historia e ngritur një dite më pare pas një
denoncimit të bërë nga vëllai i kryetarit të bashkise së Kavajës Elvis
Rroshi, për rrëmbimin dhe dhunimin e kunatës së tij, Griselda Rroshi. 

Pas nje nate te ethshme hetimesh, Prokuroria e Pergjithshme sot njoftoi zyrtarisht se Griselda Rroshi nuk ishte rrembyer. Per me shume dy ore e gjysme ajo eshte marre ne pyetje ne Prokurorine e Krimeve te Renda per te dhene deshmine mbi gjithe cka kishte denoncuar permes kunatit te saj nje dite me pare.

Prokuroria tha se nga hetimet rezulton se Griselda nuk eshte rrembyer dhe nuk i eshte neshtruar dhunimit fizik. Nderkohe gruaja i eshte nenshtruar sot edhe ekpertizes mjeko-ligjore, per te verifikuar pretendimet e saj per lindjen e detyruar si pasoje e dhunes ne nje klinike private.

Perfundimi i ekspertizes ishte edhe shokues se vete historia qe ajo kishte ngritur. Mjeket gjinekologe arriten ne perfundimin se gruaja, nuk kishte qene shtatzane. Keto perfundime i dhane fund historise horror qe pushtoi median dhe shokoi opinionin publik nje nate me pare per rrembimin e gruas, lindjen me dhune dhe mbajtjen peng te foshnjes se saj.

Por mbetet ende mister shkaku i sajimit dhe organizimit te gjithe kesaj historie. Burime te prokurorise dhe policise bene te ditur se hetimet e metejme do te synojne pikerisht zbardhjen ketij misteri.  

Top Channel