Durrës, arrestohen dy italianë

02/06/2011 11:00

Drejtoria e policisë së Durrësit njoftoi arrestimin e një shtetasi
italian, banues në Brindizi 29 vjec sepse është paraqitur në port me një
makinë të vjedhur në Itali në prill të ketij viti dhe dokumentacioni i
paraqitur dyshohej të ishte i falsifikuar.

Po dje ne mbremje eshte arrestuar edhe nje tjeter shtetas italian, 54 vjec nga Padova. Ai udhetonte me traget dhe ne momentin e kontrollit ne piken kufitare te Durresit rezultoi se ishte person ne kerkim nderkombetar për veprat penale të evazionit të taksave dhe mashtrimit komercial.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombetar nga Interpol Rumania ne shkurt te ketij viti

Top Channel