Dode: Vendimi i KQZ, cështje parimore

02/06/2011 21:45

Deputetja e PD, Mesila Dode, duke komentuar vendimin e KQZ për numërimin e fletëve të gabuara, ka deklaruar se bëhet fjalë për një cështje parimore.

“Cështja parimore ka të bëjë me të drejtën kushtetuese të cdo shtetasi për të pasur një votë të barabartë. Ky është parimi ku është bazuar ajo pjesë e strategjisë që ka mbuluar këtë situatë politike”, ka pohuar Dode.

Sipas saj, cështja e parë mbi të cilën palët duhet të bien dakord është që demokracia bazohet në votë.

Ndërsa përsa i përket procedurave të ndjekura, Dode ka cituar një vendim të zbardhur të Kolegjit Zgjedhor.

“Ky vendim thotë se, KQZ merr përsipër ushtrimin e kompetencës ligjore të KZAZ-së për ato KZAZ që nuk kanë kompetenca për bashkinë e Tiranës”, ka saktësuar Dode.

Ajo ka theksuar se, KQZ vepron si një KZAZ e madhe e Tiranës dhe pikërisht për këtë është kërkuar numërimi i fletëve të panumëruara.

Më tej, deputetja demokrate ka kritikuar qëndrimin e opozitës ndaj institucioneve ligjore, që po vendosin mbi ankimimet e partive për zgjedhjet.

“Përsa i përket pjesës së procedurës, shikoj një përqasje jopozitive. Zoti Gjiknuri, ndonëse një jurist me eksperiencë i PS, i lejon vetes të komentojë vendimet e kolegjit. Kjo është një qasje negative ndaj sistemit gjyqësor, ndërkohë që ka një qëndrim tjetër nga mazhoranca, që nuk i ka kërkuar asgjë kolegjit”, ka shtuar Dode.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA