Stonstreet: Votat, baza ligjore e paqartë

01/06/2011 18:25

Komisioni Amerikan i Helsinkit ka zhvilluar një seancë të posacme mbi zgjedhjet në Shqipëri, ku është informuar nga shefi i misionit të vëzhguesve të huaj, Jonathan Stonstreet.

Stonstreet ka folur përmes telefonit nga Parisi, duke u shprehur se baza ligjore për numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara ishte e paqartë.

“KQZ mori njëherë vendimin për të hapur fletët e kontestuara dhe pastaj e sqaroi atë, ndërkohë që duhet të kishte ndodhur e kundërta”, ka deklaruar Stonstreet.

Të pranishmit në seancë, mes të cilëve Rob Benjamin dhe analisti Janus Bugajski, kanë vlerësuar se procesi i 8 majit është karakterizuar nga një polarizim i skajshëm politik.

Në këtë drejtim, zoti Stonstreet ka theksuar se që para procesit mes partive dhe institucioneve ka pasur përplasje, por ka shtuar se vlerësimin përfundimtar ai nuk mund ta japë ende.

“Një rezultat kaq i ngushtë, me 10 vota diferencë, do të vinte në vështirësi cdo administratë zgjedhore, në cdo vend të botës”, ka shtuar më tej Stonstreet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA