Shtohen ndërtimet pa leje

01/06/2011 12:00

Situata parazgjedhore dhe politike ne vend ka ndikuar se tepermi ne
qytetin e Shkoders persa i perket shtimit te ndertimeve pa leje.

Jane me dhjetra ndertime te reja apo shtesa objektesh ku persona te ndryshem duke perfituar nga fushata elektorale qe sapo leme pas dhe situata politike kane nisur te ndertojne pa leje. Nisur nga ky fakt shqetesues bashkia dhe policia ndertimore e Shkodrës kane nisur keto dite nje fushate per prishjen e gjitha ndertimeve te bera gjate kesaj periudhe.

Burime nga policia ndertimore bejne te ditur se jane rreth 16 ndertime pa leje ne qendren e Shkodres qe priten te prishen gjate ketyre diteve. Nderkohe gjate dites se sotme policia ndertimore ka prishur shtesat e disa bizneseve  ne qender te qytetit te rruga prane gjykates. Nderyrja e ndertimorve eshte shoqeruar dhe nga prezenca e forcave te  policise

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA