Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për Tiranën do t’i japë fund garës elektorale për zgjedhjet vendore që ka nisur me tetë maj.(UPDATE)
Por ndersa pritet vendimi final per kryeqytetin ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi tha se zgjedhjet vendore te tete majit mbetet nje nga sfidat me te rendesishme te pjekurise politike dhe demokratike te Shqiperise para Bashkimit Europian.
Diplomati europian nenvizoi se procesi zgjedhor duhet të përmbyllet në mënyrë të drejtë dhe përputhje të plotë me kuadrin ligjor.
“Në mënyrë të përsëritur Bashkimi Evropian ka theksuar rëndësinë e procesit në tërësi. Ky proces nuk është përmbyllur për momentin. Po presim që ai të kryhet në mënyrë të drejtë, të pavarur dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Ky proces është një cështje e rëndësishme pasi në bazë të tij Bashkimi Evropian do të bëjë vlerësimin e pjekurisë politike dhe demokratike të vendit’, tha ambasadori Sequi.
Këto komente ambasadori i Bashkimit Evropian i bëri gjatë një aktiviteti me rastin e festës së 1 Qershorit.
Top Channel