Rrëmbimi Griselda Roshit, policia shoqëron 25 persona

01/06/2011 22:55

Burime jozyrtare nga prokuroria pohojnë për Top Channel se është zbuluar ambienti ku dyshohet se i është hequr foshnja Griselda Roshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Sipas këtij burimi, bëhet fjalë për një klinikë private mjekësore pranë Maternitetit të Ri në Tiranë, e cila për momentin nuk mund të konfirmohet nëse është e licensuar apo jo.

Ndërkohë, mësohet se policia ka shoqëruar në ambientet e saj në cilësinë e dëshmitarëve rreth 25 persona. Mes të cilëve mendohet se është edhe një mjek i klinikës private, por edhe shoferi i taksisë që prokuroria dyshon se ka shoqëruar Griseldën në klinikën private.

Ky zbulim i fundit rrëzon dëshminë e mëparshme të vetë Griseldës, e cila tha se ishte rrëmbyer nga një fuoristradë me xhama të zinj. Gjithsesi gjithcka mbetet ende për t’u vërtetuar nga grupi hetimor.

Për të mbështetur familjen Roshi në këto caste të vështira, vec familjarëve, të afërmve dhe bashkëqytetarëve, në Kavajë ka mbërritur edhe kryesocialisti, Edi Rama dhe deputetë të Partisë Socialiste të cilët qendruan në familjen Roshi për më shumë se 60 minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA