Rankimi, Karaj: Më parë duhet akreditimi
01/06/2011 00:50
Theodhori Karaj, dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës kundërshtoi projektin e rankimit të universiteteve private në vend.
Duke folu në Top Show, zoti Karaj tha se nuk është kundër këtij procesi, por kundër mënyrës së si parashikohet të bëhet ky proces. Sipas tij, nuk mund të rankohen universitete të cilat nuk kanë marrë ende akreditimin.
“Nuk jam kundër procesit. Por nuk mund të rankohet një universitet që nuk është akredituar më parë, një universitet me 3 pedagogë. Fillimisht duhet të bëhet akreditimi si proces e më pas rankimi”, tha zoti Karaj.
Top Channel