Rama: Privatizimi i HEC-eve,akt kriminal

01/06/2011 13:20

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se opozita nuk do ta
njohë privatizimin e aseteve kombëtare, duke shtuar se privatizimi i
pesë hidrocentraleve është akti më kriminal në pikëpamje të
administrimit të ekonomisë që shënon një kulmim të ri, në ekzekutimin e
një politike ekonomike shkatërruese për vendin.

“Jemi të shqetësuar prej kohësh duke parë nga brenda të vërtetat e ekonomisë shqiptare që po kthehet një bombë me sahat. Koha e shpërthimit vjen duke u afruar dhe arsyeja është keqqevrisja me vetëdije, për ta grabitur deri në fund këtë vend”, tha Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët.

Kreu socialist theksoi se kryeministri flet për privazitimin e hidrocentraleve, pasi financat e vendit kanë hyrë në një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA