Rama: Nuk do të njohim privatizimet

01/06/2011 15:55

Opozita kritikoi ashpër fushatën e re të privatizimeve, të cilat kulmojnë me shitjen e hidrocentraleve. (UPDATE)

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama e ka cilesuar si nje shthurje te ekonomise e cila ndodhet ne nje faze te rrezikshme permes te ciles, qeveria e kryeministrit Sali Berisha eshte duke i hapur shtegun abuzimit per pronat e shqiptareve.

Edi Rama ka paralameruar mos njohjen e ligjshmerise se ketij procesi.

“Ne nuk do te njohim si të ligjshëm asnjë proces të kësaj natyre dhe ashtu sic kemi thënë për të tjera procese të korruptuara me sfond mafioz, themi edhe persa i përket procesit te hapur për privatizimin e këtyre aseteve kombëtare.Do t’i zbrapsim edhe do t’ua kthejmë shqiptarëve, publikut”, tha Rama.

‘Do te duhet perpjekje titanike per te dale nga ky qorrsokak ekonomik ne te cilin eshte futur ekonomia shqiptare’, tha Rama duke e lidhur situaten ekonomike ne vend edhe me zgjedhjet e 8 Majit.

“Lidhur me pagat, me shpenzimet opetative apo për ndihmë ekonomike, janë marramendëse në funksion të një qëllimi të vetëm, të deformimit të procesit zgjedhor dhe të thellimit të gropës ku ekonomia shqiptare po zhytet gjithnë e më shumë për faj të një pushteti që po e fut Shqipërinë në një qorrsokak ku herët do të gjendemi të gjithë”, tha Rama.

Ne fund te fjales se tij zoti Rama e pershkroi situatën ekonomike me ate te nje bombe me sahat, koha e shperthimit të së cilës sa vjen dhe afrohet, duke ia faturuar barren e fajit keqqeverisjes aktuate te vendit.

Top Channel