Në shërbim të fëmijëve

01/06/2011 15:25

Ne 1 Qershor, në Ditën e tyre Ndërkombëtare fëmijet kërkojnë më shumë
kujdes.Ne lulishten prane parkut “Rinia”, shoqata të ndryshme
joqeveritare, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe grupe rinore,
kane organizuar aktivitete dhe lojra te ndryshme per vogelushet.

Ata jane argetuar me njeri-tjetrin por nderkohe kane marre dhe dhurata me rastin e Dites Nderkombetare te Femijeve.

Nxenes te shkollave publike  e kane pritur 1 Qershorin, duke marre pjese ne olimpiada, duke konkurruar ndermjet tyre per dijet qe kane marre gjate nje vitit shkollor.

Ne kete dite presdienti Topi priti 20 femije te fshatit SOS per t’i shprehur atyre urimet qe u takojne ne nje dite feste si kjo. Ndersa kryeministri Berisha, i shoqëruar nga zonja e tij Liri Berisha, ka qenë sot në kopshtin 25 në njësinë bashkiake nr. 4 në kryeqytet. Kryeministri Berisha mori pjese në shfaqen e organizuar nga fëmijët e këtij kopshti, ku në fund së bashku me zonjë Berisha shpërndau dhurata për ta.

Duke uruar këtë ditë të veçantë për të gjithë fëmijët kryeministri tha se: Kopshtet janë ndoshta universiteti i parë dhe më i rëndësishmi i njeriut.

Nderkohe, sot ne kete dite simbol per femijet u krijua edhe Levizja Pro Jetes, nje organizate joqeveritare, si nevoje e shoqerise  per nje jete me dinjitoze, si dhe per te shtuar kujdesin ndaj femijeve si baza e te ardhmes. Drejtuesit e tij deklaruan se qellimi eshte te kujtohet cdo dite te vitit per femijet dhe jeten e te gjithe njerezve, dhe jo njehere ne vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA