Matura shteterore, zhvillohet provimi i parë
01/06/2011 10:20
Rreth 40 mijë maturantë po kryejnë provimin e parë të maturës, atë të letërsisë dhe gjuhës shqipe.
Policia e Tiranës ka marrë në ruajtje që nga ora 5:00 e mëngjesit, 43 shkolla në të cilat do të zhvillohet provimi i maturës.
Testi është hartuar nga specialistë të Agjensisë së Vlerësismit dhe Arritjeve, të cilët qëndruan të ngujuar për një javë për të ruajtur sa më mirë testin e hartuar.
Testi do të ketë 25 pyetje në tërësi, nga ku 13 prej tyre janë më alternative dhe 12 të tjera më argumentim, ndërkohë që 6 janë qendrat ku do të kryhet korrigjimi i provimeve. Maturantët do të kenë mundësi të mësojnë rezultatin e këtij provimi pas 14 ditësh.
Top Channel