Lushnjë, paniku ndëshkon fermerët

01/06/2011 14:00

Lajmet për një infektim të mundshëm të trangullit të prodhuar në disa
zona në Spanjë me bakterin ka dëmtuar edhe prodhuesit e këtij produkti
në zonën e Lushnjës.

Fermeret thone se shitjet kane rene per shkak te lajmeve, megjithate me qindra tregtare shkojne cdo dite ne kete zone per te blere prodhimet bujqësore te stines, nderkohe qe sasia e madhe e prodhuar nuk po terhiqet e gjitha. Kjo ka bere qe disa ton prodhim te shkaterrohet per shkak te mungeses se tregut.

Fermeret mundohen te japin garanci se prodhimet e tyre jane bio dhe nuk kane asnje rrezik per konsumatoret.Shitjat e ketyre produkteve po ecte shume mire deri ne momentin kur ne Gjermani i hodhen dyshimet se rastet me infektimin nga bakteri i E Coli qe mund te kishte prejardhjen nga trangulli i prodhuar ne Spanje.

Autoritetet shteterore te shendetesise garantuan se prodhimet ne Shqipëri nuk kane asnje rrezik nderkohe qe edhe ne Gjermani kane rene dyshimet se infektimet e njerezve kane ardhur nga perimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA