Berisha: Jo taksa për investimet në turizmin malor

01/06/2011 15:00

Qeveria miratoi listen e barnave te rimbursueshme nga shteti per 420
medikamente, duke zgjeruar keshtu gamen e medikamenteve qe perfshihen ne
rimbursim.

Fondi per rimbursimin e barnave eshte shtuar nga 3.8 miliarde ne 7.4 miliarde, por sic tha kryeministri Berisha, shume shpejt, me finalizimin e reformes ne shendetesi do te konsolidohet edhe mekanizimi i ri financiar, i cili funksionon ne vendet e zhvilluara.

Nje vendim tjeter qe pritet te merret nga qeveria eshte perjashtimi nga te gjitha taksat per sipermarresit qe investojne per zhvillimin e zonave malore. Sipas kryeministrit Berisha me kete vendim synohet jo vetem zhvillimi i turizmit, por mbi te gjitha zhvillimi i te gjithe vendit per te arritur objektivin e qeverise se tij Shqiperia vend i zhvilluar ne vitin 2017.

“Ky eshte nje objektiv i veshtire, ambicioz, por plotesisht i mundshem, sepse kudo ne kodrat, luginat, malet ekzistojne potenciale per t’u zhvilluar. Ne disa aspekte, ato jane te fjetura qe nga mesjeta dhe koha nuk leviz, nese nuk ndertojme infrastrukturen. Ndaj eshte e domosdoshme, qe, shume shpejt, ne kaudrin e Komitetit Nderministror per Turizmin te miratohet paketa ku, zonat malore, ku nuk ka investime, te perjashtohen per 7 ose 8 vjet nga cdo loj takse. Nxitja dhe gjetja e stimujve per ata qe investojne ne keto zona eshte jetike, percaktuese per zhvillimin e ekuilibruar te vendit”, tha Berisha.

Mbledhja e ardhshme e qeverise do te jete gjithashtu e rendesishme, pasi do te nisin diskutimet per rishikimin e buxhetit te shtetit. Nepermjet shkurtimit te ndjeshem te shpenzimeve, qeveria kerkon te arrije dy qellime, me fondet e kursyera te rrise pagat dhe pensionet dhe te ruaje nivelin e parashikuar per deficitin buxhetor.   

“Borxhi nuk mund te rritet. Ky eshte vendimi me kategorik per kete qeveri. Te perqendrohemi ne projektet me kryesore, qe kane impaktin me pozitiv ne jeten e shqiptareve dhe, natyrisht, rrogat e  pensionet do te rriten”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA