Korcë, kapet përdhunuesi i turistes

31/05/2011 12:45

Pesë vjet pas perdhunimit të një turisteje ceke në Qafen  e Zvezdes në Korcë, policia ka vënë në pranga autorin.

Maljan Mecolli eshte arrestuar nga policia si person i shpallur ne kerkim per perdhunimin e nje minoreneje ceke dhe vjedhjen e saj dhe te nje tjeter turisti qe ka qene me te ne momentin e ngjarjes. 24-vjecari perdorte identitet te rreme dhe eshte kapur pas nje operacioni policor.

Ne vitin 2006 ai bashke me shtetasin Redion Terolli kane perdhunuar turisten ceke. Ngjarja ka ndodhur pasi dy turistet ceke kishin qendruar ne fshatin Zvezde ku ishin interesuar per te vizituar pikat turistike. Autoret i kane sugjeruar zonen e Liqenasit dy turisteve te huaj dhe jane shprehur te gatshem per t’i shoqeruar ne mungese te nje makine. Me pas ata kane lidhur turistin cek dhe kane kryer marredhenie seksuale me dhune me 17-vjecaren.

Pas ngjarjes autoret i kane vjedhur dy turisteve sendet personale dhe i kane lene ata ne pyjet e parkut kombtar. Dy turistet ceke bene edhe denoncimin ne policine dhe prokurorine e Korces. Autori Maljan Mecolli eshte denuar ne mungese me 8 vjet burg dhe eshte kapur mengjesin e sotem.

Top Channel