Basha: Procesi transparent, nuk ka manipulim

31/05/2011 16:15

Kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha deklaroi në një
konferencë për media se në këtë proces zgjedhor nuk ka patur asnjë
manipulim, duke i konsideruar deklaratat e kundërshtarit tij për Bashkinë e
Tiranës, Edi Rama, si qesharake.

Sipas Bashës është kanibalizëm përjashtimi i votave nga procesi i numërimit, pasi zëri i cdo qytetari duhet të dëgjohet, permes numerimit te cdo vote.

“Ne jemi dëshmitarë se nuk ka ndodhur asnjë manipulim. Unë mendoj se e drejta është në anën time, por janë institucionet kushtetuese që japin vendimin. Kundërshtari im nuk pohon se është kundër numërimit të cdo vote, por ka nisur një fushatë për të përbaltur procesin duke bërë kërcënime dhe presione ndaj institucioneve”, tha Basha.

Sipas tij, demokracia e provon fuqinë kur rezultati është tepër i ngushtë nëpërmjet respektimit të cdo vote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA