Topi: Kolegji të marrë vendim të drejtë

30/05/2011 19:35

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nga Vlora ku mori pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarako-detare të NATO-s, deklaroi se Kolegji Zgjedhor duhet të japë një vendim të drejtë, në përputhje me ligjin. (UPDATE)

“Shqipëria s’është vend pa ligje. Ligjet janë, problemi është tek zbatimi. Cdo institucion e cdo individ që ka në dorë një proces të caktuar, që janë shumë të rëndësishëm pasi japin një notë për demokracinë, duhet të kuptojë se është ligji dhe vetëm ligji”, pohoi Topi.

“E kemi thënë vazhdimisht dhe duket se po e përsërisim. Nëse gjithkush është në rregull me ligjin, Evropa do të dijë të vlerësojë”, theksoi ai.

Kreu i shtetit nënvizoi për herë të parë edhe se gjyqtarët e Kolegjit duhet të respektojnë statusin e tyre kur të vendosin për Tiranën, që lidhet me integritetin moral, profesional dhe ligjor.

“Nuk jemi në atë situatë kur një institucion epror do flasë në emër të të tjerëve, jo. Do të flasin vetë ata, është statusi i tyre ligjor dhe moral. Të gjitha këto japin standartin e arrirë”, u shpreh Topi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA