Masakra e pyjeve në Vithkuq

30/05/2011 20:10

Në çdo cep të saj Shqipëria po zhvishet me shpejtësi marramendëse nga pyjet. Nga parku kombëtar i Lurës, tek ai Drenovës, tek pyjet e Mirditës, Prespës, Ersekës, kudo masakra nuk sheh të ndalur.

Zona te tera jane rrjepur e te tjera po zhduken cdo dite nga abuzuesit qe ne shumicen e rasteve nuk hasin ne asnje pengese nga autoritetet perkatese, ne mos bashkepunojne ngushte me ta. Kesaj liste te gjate zonash te masakruara nuk i ka shpetuar as Vithkuqi.

27 kilometra nga qyteti i Korçes i fshehur diku pas nje rruge te ngushte e te koklavitur nga kthesat e mungesa e orjentimit, shtrihet Vithkuqi. Mes kalladremit, shtepive karakteristike, e kishave shekullore simbol i historise se lindur ketu qe prej mesjetes, fshati hedh rrenje ne tre lagje te medha ku jetojne me shume se 1 mije banore.

Por pertej telajos me ngjyra te piktoreve korcare qe aq e shume e kane preferuar kete vend, fshihet nje realitet krejt tjeter, i çngjyrosur, i zbrazët, shkaterrimtar. Qetesia dhe paqja e ketij vendi prishen nga zhurma thuajse e pashtershme e motosharrave dhe ushtrise se abuzuesve qe vershojne pa asnje meshire mbi pyjet perreth.

Pa asnje vije te percaktuar, gjithanesh, mes majave me te larta e livadheve, abuzuesit ikin e vijne pa pushim duke rrjepur zona te tera nga pemet, qofshin keto dru ahu, pishe e cfaredolloj tjeter qe mund te perdoret per zjarr e ndertim.

Ne sfond diku larg, aty ku pemet marrin majat degjohet qartazi zhurma e sharrave qe punojne pa pushim. Abuzuesit me se shumti presin peme ne keto pika te larta te cilat veshtire se dallohen nga rruga.

Edhe ketu, ashtu si ne shume zona te tjera te vendit pjeseve te prera me pas u eshte vene flaka cka ben qe ato te hiqen perfundimisht nga inventari i pyjeve qe duhet te jene nen kontroll e ruajtje të organet perkatese. Kaq mjafton per te mbuluar gjurmet edhe pse ato jane me shume se te qarta. Cungjet e drureve te prere barbarisht jane po aty, edhe pse te shkrumbuar nga djegia, ato ngrene krye mes blozes si prova te masakres mjedisore e te zhveshjes qe po pesojne pyjet e Vithkuqit.

Mes shtigjeve te ngushte dallohen me veshtiresi abuzuesit e shumte, te cilet hidhen nga rrepirra ne rrepire duke perdorur kafshet. Disa prej tyre vetem i presin pemet e i rrokullisin poshte, duke i bere ne kete menyre gati per transportimin e mepasshem me makina te tonazhit te rende te cilat e kane te pamundur te ngjiten deri ne keto pika.

Nder fshat mund te dallosh pika te shumta grumbullimi druresh te cilet presin mesa duket bleresin e rradhes, i cili vjen, paguan, merr dhe largohet ngadale duke shkeputur ne kete menyre nje tjeter pjesez nga natyra e Vithkuqit, qe po humbet cdo dite e me shume virgjerine e saj..

Kercitje sopatash e sharrash te tjera te babzitura ndihen ne sfond, e veshtire te kuptosh se nga ku, pasi zhurma jehon nga te kater anet duke te dhene ndjesine e nje beteje shfarrosese, nje kasapane mjedisore ku secili ka hapsiren e vete te shkaterrimit.

Asnje rojtar, e aq me pak ndonje inspektor pyjor qe te duket ne horizont. Shumica qendrojne te fshehur neper lokalet e fshatit duke u mjaftuar me zarfin qe marrin rast pas rasti. Ne te kundert nuk mund te shpjegohet ndryshe sesi gjithcka ndodh ne diten me diell e askush nuk do t’ja dije, perballe gjymtimit te pakthyeshem qe po ndodh kudo. Kryeplaku i fshatit perpiqet te minimizoje situaten, nje levizje e kuptueshme ne nje lokalitet te vogel ku per cdo fjale te tepert rrezikon nje pergjegjesi te madhe perballe individeve te ndryshem apo edhe shtetareve te zones.

“Ka probleme te pakta, te cilat duke u nisur nga vete zona, Korca perdor drune se s’ka alternative tjeter per ta perballuar. Kemi ngritur shqetesim qofte me ato te GTZ dhe te nderrmarjes pyjore, edhe tek-tuk ndonje dicka e vogel po jo demtime ne mase sic mund te pretendohet”, shprehet kryeplaku.

Demtimet ne fakt jane ekstreme, por edhe pse fjalet bien ndesh me faktet, eshte e pavlere te kerkosh pergjegjesi tek kryeplaku, i cili sigurisht nuk mund te flase me shume sec duhet, aq me teper ne situaten kur me te ardhurat e druve ne kete zone lagin buzet mjaft njerez, mes tyre edhe ata me pushtet. Ky eshte Vithkuqi, ose me mire, kjo eshte sot Shqiperia, nje vend qe po gervishtet e rripet kudo ne nje masaker mjedisore qe nuk sheh te ndalur, e ku shteti eshte kthyer ne nje vezhgues qe mjaftohet me fjale e premtime boshe, teksa lukunite e abuzuesve ne te gjithe vendin po shkulin me force deri ne pemen e fundit.

Top Channel