Demaçi: Politika ka harruar kombin

30/05/2011 23:20

Në panelin e emisionit Shqip në Top Channel, publicisti shqiptar nga Kosova, Adem Demaçi, rikujtoi që, sipas tij, politika shqiptare ka detyrime për kombin në tërësi.

“Politika shqiptare ka harruar se ka detyrime për një komb të tërë dhe jo vetëm për një Shqipëri, e kanë harruar se ka Kosoveë, se ka Maqedoni, Camëri, Mal të Zi, prandaj duhet t’i kthehen kriterit kombëtar”, tha zoti Demaçi.

Ndërkohë, në fjalën e tij i ftuari tjetër, shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti vlerësoi se partitë politike shqiptar dhe klasa politike në tërësi, në të gjithë hapësirën mbarëkombëtare shqiptare, nuk punojnë për të ndërtuar shtet, por për të mbajtur pushtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA