Topi, darkë pune me presidentin Obama

27/05/2011 21:40

Presidenti shqiptar Bamir Topi, i cili po merr pjesë në samitin e Varshavës, në Poloni, është takuar sot me homologun e tij amerikan Barack Obama.

Sipas njoftimeve nga Presidenca, kreu i shtetit ka zhvilluar një darkë pune me zotin Obama, të cilit i ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e SHBA në demokratizimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Nga ana e tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vlerësuar realitetin gjeopolitik në Ballkan dhe aspiratat integruese të Shqipërisë e mbarë rajonit.

Top Channel