PS: Vendimi i Kolegjit, pa bazë ligjore

26/05/2011 19:15

Partia Socialiste e ka vlerësuar si tërësisht ilegjitim vendimin e parë të marrë sot nga Kolegji Zgjedhor, që pushoi cështjen e KZAZ-së numër 49.

Sipas partisë më të madhe të opozitës, trupi gjykues e ka pasur të pamundur të marrë vendimin e duhur për shkak të presioneve politike.

“Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është tërësisht i pabazuar në ligj. Vendimi flet qartë për vështirësitë e Kolegjit për vënien e drejtësisë në vend. Trupi gjykues e kishte të pamundur të vendoste në bazë të ligjit dhe jo të politikës”, thuhet në një deklaratë të PS.

Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se, Partia Socialiste do të vazhdojë ta kërkojë të drejtën e saj në dyert e drejtësisë.

Top Channel