Harta e ndotjes së ajrit

26/05/2011 17:00

Shqipëria është një nga 32 vendet, ku ajri është i ndotur, me pluhur të
respirueshëm por edhe nga oksidet e azotit, lëndë toksike që prodhohet
nga industria.

Harta e re, e publikuar nga Komisioni Europian dhe Agjencia Europiane e Mjedisit ne bashkepunim me Institutin per Ambientin Jetesor dhe te Qendrueshem te Qendres per Kerkime te Perbashketa, do t’u mundesoje qytetareve te identifikojne burimet kryesore te ndotjes se ajrit nga transporti dhe aviacioni ne 32 vende te Europes.

Ndotja e ajrit eshte nje kercenim serioz per shendetin dhe kryesisht per  femijet dhe per te gjithe njerezit qe jane probleme me frymemarrjen. Ne kete raport thuhet se autoritetet e vendeve perkatese duhet te marrin te gjitha masat e duhura per te permisuar  cilesin e ajrit.

Profesor Jacqueline MC Glade, drejtori ekzekutiv per Agjencine Europiane te Mjedisit tha se keto harta i japin qytetereve europiane te gjithe informacionin e duhur per burimet kryesore te ndotjes se ajrit. Duke informuar qytetaret per ndotjen e ajrit nga transporti, familjet dhe burimet e tjera ku ata jetojne, bejme te mundur qe ata te dine cfare te kerkojne nga autoritetet per te permisuar cilesine e ajrit. 

Harta e shpërndarjes hapësinore zbulon , pikat e nxehta të mëdha për emisionet e amoniakut (NH3) nga bujqësia në Luginën Po në Itali, në Britani, në Francë dhe vendet e Beneluksit. Nivelet e larta të emisioneve të amoniakut dëmtojnë mjedisin duke kontribuar për të tokës dhe të ujërave të ëmbla acidifikimin dhe eutrofikimit.

Top Channel