Grabitet shtëpia e Willem Defoe

22/05/2011 17:15

Vidhet shtëpia e aktorit hollivudian, Willem Defoe në Romë.

Dyshohet se banesa e aktorit të njohur është grabitur në orët e pasditës së shtunë. Sipas autoriteteve italiane të cilat kanë nisur një hetim, grabitësit kanë marrë bizhuteri dhe sende të tjera me një vlerë totale rreth 3 mijë euro.

Në momentin e vjedhjes në shtëpi nuk ndodhej askush. Vetë aktori nuk ndodhet në Romë, ndërkohë që për shtëpinë kujdesej një mikesha e tij e cila ka marrë sinjalizimin për thyrjen e sistemit të alarmit në momentin e vjedhjes, por e ka neglizhuar atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA