
Në diten e pestë të protestës të mbështetësve të Partisë Socialiste,
numri i protestuesve të grumbulluar para selise se KQZ-së është
dyfishuar.
Protestuesit jane mbledhur paqesisht ne oren 9:00 te mengjesit, nderkohe qe perpara KQZ-së u vendosen edhe parrulla kunder KQZ-së.Protestuesve ju shperndane kapele te bardha per t’i rezistuar oreve te gjata te qendrimit nen temperaturat e larta.
Ishin te pranishem sikurse edhe ditet e meparshme edhe deputetet socialiste. Deputeti Namik Dokle tha para mbeshtetesve te PS-së se protesta do te vijoje deri sa te fitoje vota e lire dhe te pranohet fitorja e PS-së dhe Edi Rames.
Ne fjalen e tij deputeti Pandeli Majko pyeti se a do te mblidhej KQZ-ja nese ne keto zgjedhje do te kishte fituar e djathta.
Deri ne mesdite nuk ka patur asnje perplasje me policine, apo tentative per te hyre ne oborrin e KQZ-së, nderkohe qe ne raport me numrin e simpatizanteve te PS-së, policia ka vijuar me kordonin e perforcuar perreth Pallatit te Kongreseve.
Top Channel