Fshati Godolesh i Elbasanit është një nga fshatrat më të varfër në
Elbasan. I vetmi burim të ardhurash në këtë fshat është kultivimi i
frutikulturës, kryesisht qershia.
Në të gjithë fshatin janë mbjelle mbi 200 hektarë qershi. Ndonëse prodhimi është i kënaqshëm, problem mbetet gjetja e tregut. Fermërt ankohen se prodhimi i tyre në të shumtën e rasteve mbetet pa u shitur, duke shkaktuar edhe kalbjen e tyre, gjatë vjeljes.
Kryetari i Komunës-Labinot Fushë, Osman Qosja ka premtuar se do bëjë të mundur lidhjen e kontaketeve mes fermereve dhe tregatereve por qeveria duhet te krijoje politika të posaçme për zgjidhjen e problemit.
Godoleshi shquhet për kultivimin e qershise dhe në Elbasan është e vetmja zonë që ka një prodhimtari kaq të madhe por pjesa më e madhe e fermerëve nuk subvencionohet nga shteti, ndonëse i plotësojnë të gjitha kriteret për përfitmi.
Top Channel