Kryeministri Sali Berisha deklaroi se zgjedhjet janë provë e
funksionimit të shtetit, duke shprehur besimin, për kalimin e këtij momenti jashtë cdo presioni e ndikimi.
Duke falenderuar punën e vëzhguesve dhe mesazhet e vazhdueshme të ndërkombëtarëve, kreu i qeverisë theksoi se të gjithë duhet të ndjekin punën e institucioneve, që sipas Berishës janë rruga e vetme dhe e sigurt për t’i dhënë zgjidhje më të mirë ligjore garës së ngushtë mes dy kandidatëve për bashkinë e Tiranës, Edi Rama dhe Lulzim Basha.
“Ky është një proces me rezultat të ngushtë, që duhet qartësuar gjer në votën e fundit. Pas numërimit të deritanishëm të votave, kandiati i Aleancës për Qytetarin është 70 vota para kandidatit kundërshtar. Ne do të presim daljen e rezultatit përmes ligjit dhe institucioneve të këtij vendi. Cdo shqiptar duhet të ndihet krenar dhe nuk ka përse të ndihet ndryshe, kur institucionet e tij të japin zgjidhje dhe të nxjerrin rezultatin e vërtetë përfundimtar të këtyre zgjedhjeve”, tha Berisha.
Top Channel