Basha: Optimist nga rezultati

20/05/2011 18:50

Kandidati i “Aleancës për qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka deklaruar se ndihet optimist nga rezultati që po del nga numërimi i votave në kutitë e gabuara nga ana e KQZ-së.

Ai theksoi se është i vendosur që të numërohet çdo votë dhe të bëhet transparent vullneti i qytetarëve.

Basha deklaroi se rruga e dhunës nuk ndihmon në ecjen përpara të këtij proçesi.

“Padyshim ndihem optimist nga rezultatet, ndërsa KQZ duke vepruar si KZAZ, vazhdon shqyrtimin e votave të panumëruara. Askush nuk duhet të deklarohet fitues derisa të gjitha zërat të dëgjohen dhe proçesi të përfundojë. Vazhdoj të mbetem i vendosur që çdo votë të numërohet. Jam në pritje të rezultatit përfundimtar, por vazhdoj të presë me durim derisa proçesi të ketë mbaruar”, tha Basha.

“Kjo garë është shumë e ngushtë dhe veçanërisht pse është e tillë duhet t’i përmbahemi ligjit. Bllokimi i rrugëve, përleshjet me policinë nuk ndihmojnë në ecjen përpara të këtij proçesi i cili është më transparent se kurrë dhe mendoj se do të jetë i tillë deri në fund”, theksoi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA