Arvizu dhe Sequi, në selinë e PS-së

20/05/2011 18:20

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe ai i Bashkimit Evropian, Etore Sequi janë duke zhvilluar një takim në selinë e PS-së.

Dy diplomatët e huaj janë duke u takuar me kreun e PS-së, Edi Rama.

Në takim pritet të diskutohet për ngjarjet e fundit të krijuara pas vendimit të KQZ-së për të numëruar votat që janë hedhur në kutitë e gabuara.

Gjatë pasdites së sotme ka qenë vetë Rama që ka lëshuar një apel për ndihmë nga ndërkombëtarët, me pretendimin se është duke u vjedhur vota e shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA