PS, tubim në Gjirokastër

19/05/2011 00:20

Disa qindra protestues të organizuar prej degës së Partisë Socialiste në Gjirokastër janë mbledhur pasditen e së mërkurës në sheshin qëndror të lagjes 18 Shtatori të këtij qyteti për të protestuar ndaj zvarritjes së nxjerrjes së rezultatit për bashkinë e Tiranës prej KQZ.

Protestuesit e udhëhequr edhe prej krerëve të bashkive të fituara prej socialistëve në Gjirokastër e Tepelenë kanë bërë thirrje për t’iu bashkuar protestuesve në Tiranë dhe për të mbrojtur me cdo kusht votën e lirë.

Pritet që protestat të vazhdojnë sot në Tepelenë dhe qytete të tjera të jugut ndërsa pritet që qindra protestues socialistë t’i bashkohen protestave në Tiranë.

Top Channel