Alonso me Ferrarin deri në 2016-n

19/05/2011 11:05

Fernando Alonso do të mbetet tek Ferrari për pesë sezone të tjera. Pas vetëm katër garave dhe në vigjilie të Çmimit të Madh të Spanjës, kokëkuqja ka gjetur marrëveshje me kampionin spanjoll.

“Skuderia Ferrarit Marlboro bën të ditur se ka gjetur një marrëveshje bashkëpunimi tenkiko-sportive me pilotin Fernando Alonso deri në fund të sezonit 2016”, thuhet në një komunikatë të Maranello.

“Jemi shumë të kënaqur. Është një marrëveshje me një pilot që ka treguar gjithnjë se është një fitimtar, edhe në gjendjen më të vështirë”, ka deklaruar presidenti i Ferrarit, Luca Cordero di Montezemolo.

“Fernando i ka të gjitha cilësitë, teknike dhe njerëzore, për të qenë pjesë me titull të plotë i historisë së Ferrarit që, shpresojmë që të mund të pasurohet shpejt me suksese të reja”, theksoi ai.

Top Channel