Berisha: Të shndërrojmë pasuritë në vlera

03/05/2011 15:45

Në mbyllje të fushatës elektorale në qytetet kryesore të vendit,
kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Lushnjë në një përpjekje për
të bindur sa më shumë qytetarë të Lushnjës për të votuar Albert
Sanxhakun për një mandat të dytë në këtë bashki.

Kryeministri Berisha premtoi mbeshtetjen e qeverise per cdo projekt te kryebashkiakut ne rikandidim per te vazhduar ndryshimin e Lushnjes, si dhe rritjen e investimeve ne kete bashki dhe komunave rreth saj. Sipas kryeministrit Berisha vota per koalicionin qe ai drejton eshte nje mundesi qe i jepet cdo qytetari per te permiresuar jeten e tij ne fshat dhe ne qytet. Vote te cilen ai tha se qeveria qendrore dhe ajo lokale me kandidatet e Aleances per Qytetarin do ta perdorin per te ndertuar shtepine europiane per cdo shqiptar.

“Por ne, diktatura dhe paudhësi të tjera na mbajtën larg Europës, na mbajtën larg pasurive tona. Sot, ne jemi të vendosur çdo ditë, çdo javë, çdo muaj e çdo vit të shndërrojmë pasuritë e pafundme të Lushjes dhe Shqipërisë në vlera për ju, qytetarët e Lushnjes, në vlera për shqiptarët. Ne jemi të vendosur me mundin, djersën, përkushtimin dhe vizionin tonë, të ndërtojmë në Lushnje Europën më të bukur, më të mëkëmbur, Europën e njerëzve punëtorë, Europën e njerëzve dinjitozë, Europën e njerëzve të lirë. Zotimi im për ju është, katër vitet që vijnë, Lushnja – qytet i zhvilluar, Shqipëria – vend i zhvilluar”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha tha se alternativa e Aleances per Qytetarin nuk eshte nje rruge e lehte, por ai shprehu besimin se me mbeshtetjen pa dallime politike te shqiptareve, ne 8 maj, do te mund ta dalin te shkojne drejt te ardhmes europiane dhe jo drejt te shkuares, qe sipas kryeministrit, eshte alternativa e vetme e  propozuar nga opozita.

“E vetmja rrugë ishte sllogani që përsëritej në çdo faqe, në çdo shkrim, në çdo emision, në çdo gazetë dhjetëra e qindra herë në ditë nga diktatori Enver Hoxha. Le t’ia lëmë nostalgjikëve të tij, rrugën e vetme. Ne të ndjekim rrugë që na bashkojnë me njëri-tjetrin, të ndjekim përpjekjen tonë të përbashkët për Lushnjen europiane, për Shqipërinë europiane. Për ne, ju jeni të parët, fëmijët tuaj janë të parët. Fitore”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA