Tiranë, shpërthim pranë cadrës së PS

02/05/2011 21:15

Një shpërthim jo pak i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë cadrës elektorale të Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve të fundit, nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një kazan mbeturinash.

Burime policore njoftojnë se nga shpërthimi, i cili nuk dihet ende se nga cfarë lënde është shkaktuar, një person ka mbetur i plagosur.

Burimet shtojnë më tej se personi në fjalë, shtetasi Armando Dyrmishi, është dërguar për në Spitalin Ushtarak.

Top Channel